Ish-menaxheri kërcënon Encën me kanun dhe i bllokon koncertet

Ish-menaxheri kërcënon Encën me kanun dhe i bllokon koncertet

Pas një bashkëpunimi disa vjeçar, duket se marrëdhënia profesionale mes Encës dhe
menaxherit të saj Kastriot Berisha është ndërprerë dhe jo me mirëkuptim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur
se nuk e përfaqëson më këngëtaren, e madje e kërcënon atë me kanun se duhet ta
respektojë për punën që ai ka bërë me të.

“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e
perfaqsoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te
funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk
mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa
Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet.. hajde
shnet .. vazhdojmee!”-ka shkruar ish-menaxheri i këngëtares, duke bërë të ditur se ka
ndërmend t’i bllokojë asaj koncertet.

Shpërndaje në: