Ministri i ri i Brendshëm gjerman: Islami nuk i përket Gjermanisë, imigrantët do t’i dëbojmë

Ministri i ri i Brendshëm gjerman: Islami nuk i përket Gjermanisë, imigrantët do t’i dëbojmë

Ministri i ri i Brendshëm Horst Seehofer tha se “Islami nuk i përket Gjermanisë.” Komentet janë në kundërshtim me vërejtjet paraprake të kancelares, Angela Merkel.

Seehofer, kreu i Unionit Kristian-Social (CSU) në Bavari, gjithashtu përmendi një numër masash të reja të vështira për të kufizuar imigracionin dhe për t’i lehtësuar Gjermanisë për depërtimin e azilkërkuesit, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Seehofer tha se ai dëshiron të zbatojë një “master plan të shpejtë për deportimin e azilkërkuesve” në vendet më të “sigurta” duke e bërë më të lehtë deportimin e njerëzve në vendin e tyre të origjinës.

“Mesazhi im është: Myslimanët duhet të jetojnë me ne, jo pranë nesh apo kundër nesh,” tha ministri. “Sigurisht që myslimanët që jetojnë këtu i përkasin Gjermanisë.”

Rreth 4.4 deri 4.7 milionë myslimanë jetojnë në Gjermani, shumica prej tyre i takojnë etnisë turke. Më shumë se një milion emigrantë të Lindjes së Mesme kanë ardhur në vend që nga viti 2015, pasi kancelarja Merkel miratoi një politikë të dyerve të hapura./Periskopi/

Shpërndaje në: