Tërbohet Rusia: Pretendimet e Johnsonit se Putini e helmoi agjentin i quan ‘të pafalshme’
Kemi një përshkallëzim rapid të retorikës mes Londrës dhe Moskës, mes një frike për kanosjen e një lufte tjetër të ftohtë – raporton Independent.
Kremlini e ka dhënë një përgjigjje me tërbim ndaj pretendimeve të Boris Johnsonit se Vladimir Putini e urdhëroi helmimin e ish-agjentit rus në Salisbury, duke e quajtur “një prishje të pafalshme të etiketës diplomatike” – shkruan Periskopi.
Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe tha se me shumë gjasë kishte qenë vendimi i Vladimir Putinit që të helmohej Sergei Skripali.
Moska e quajti ‘shokuese’ deklaratën e tij, gjë që përbën një eskalim të frikshëm të retorikës mes dy vendeve.
Sekretari për media Dmitry Peskov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve se “Nuk kemi asgjë të bëjmë me atë helmim. Çdo përmendje e presidentit tonë në lidhje me të nuk është tjetërçka veç shokuese dhe dhunim i pafalshëm i rregullave diplomatike.” /Periskopi



