De Biasi tregon se ku i gjeti lojtarët e Kombëtares
Ai thotë se ata lojtarë që i ka grumbulluar në skuadrën kuqezi i ka gjetur në internet, dhe më pas e ka parë të arsyeshme t’i ftojë ata.
“Si i keni gjetur lojtarët që tani i keni në ekip? Në Internet. Ne kemi filluar kërkimin e lojtarëve, të cilët ishin shqiptarë, apo kishin emër shqiptarë, në çdo ligë”, ka treguar De Biasi.
“Pasi i kemi gjetur emrat ne kemi analizuar videot e tyre në Youtube për të parë nëse ata ishin interesante. Pastaj, në fazën e fundit, ne do të bisedoni me ta dhe i pyesnim nëse donin të luanin për Shqipërinë”. /Periskopi.com



