Shikoni çka i bëjnë fansat Adelina Tahirit (Foto)
Adelina Tahiri është një ndër emrat më të përfolur së fundi në mediet rozë.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat shpalos çdo ditë diçka nga jeta e saj luksoze, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, së fundi ajo ka postuar disa imazhe më ndryshe prej herave të tjera duke publikuar disa mesazhe të fansave.
Ajo është mahnitur nga ato mesazhe që i kishin ardhur në adresë të saj, ku fansat shprehnin dashurinë që kanë për të.
“Ju Dua”, ka shkruar këngëtarja në postimin e fundit, ndërsa kujtojmë që Adelina është në pritje të fëmijës së parë.






