Tifozët e Galatasarayt ‘kallin’ stadiumin (Foto/Video)
Tifozët e skuadrës së Galatasarayit e kanë nxehur atmosferën në stadiumin e tyre “Turk Telekom”.
Krejt kjo ka ndodhur para derbit me të ashpër të tyre, kampionët Fenerbahce.
Stadiumi “Turk Telekom” u ndez në flakë pas spektaklit të dhuruar me flakadanë nga tifozët e Gallatasaray’it, ku sipas mediave turke raportohet se kanë qenë rreth 30 mijë spektatorë.
Klubi i Gallatasaray’it është aktualisht në krye të super ligës Turke, megjithëse ata janë vetëm tre pike larg nga vendi i dytë që mbahet nga ekipi i Beshiktashit përpara derbit të kësaj fundjave.
Klubi turk ndau imazhet e mahnitshme të marra gjatë seancës, duke treguar lojtarët që stërvitshin nën një atmosferë të jashtëzakonshme.









