De Biasi nuk i dha dorën trajnerit të Lihtenshtajnit
Mirëpo, në këtë moment, pas De Biazit shkoi trajneri Pauritsh. Italiani nuk e vuri re dhe vijoji të përshëndetej me tifozët, pavarësisht se trajneri i Lihtenshtejnit nisi ta thërriste. Pauritsh priti afro një minutë, por De Biazi nuk ia dha dorën duke mos e dëgjuar.
Ky momenti u kap edhe nga kamerat gjatë transmetimit direkt të ndeshjes, në një kohë që Pauritsh u largua i zhgënjyer, duke mos e pritur më trajnerin kuqezi. Gjithsesi, tekniku që drejton skuadrën modeste do ta ketë mirëkuptuar italianin, i cili ishte shumë i angazhuar për të takuar një tifoz.



