Personi që u vra sot në Babimoc të Obiliqit është nga Vushtrria
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot një person i moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në fshatin Babimoc të Obiliqit, pasi është qëlluar me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar policia duke thënë se po e cilësojnë si vdekje të dyshimtë.
Personi që vdiq ditën e sotme në fshatin Babimoc të Obiliqit është banor i komunës së Vushtrrisë. Siç mëson Express bëhet fjalë për A.K , 35 vjeçar. I njejti u dërgua pa shenja jete në QKUK. Motivet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende përderisa policia po kërkon të dyshuarit për këtë rast.
Vdekja tragjike ka ndodhur sot në orën 14:00. Mësohet se viktima ka marrë plagë të randa nga arma e zjarrit.



