Çfarë po ndodh në shkollat shqiptare, tjetër nxënës kapet me drogë
Ajo se çfarë kishte paralajmëruar opozitë dhe kryesisht LSI-ja po ndodh në vendin tonë.
Për shkak të kultivimit masiv të kanabisit në Shqipëri, duket se edhe nxënësit të fillojnë të jenë përdorues masiv.
Janë të shumta rastet, kur policia ka zbuluar që në shkollat tona, po shpërndahet dhe konsumohet nga nxënësit.
Rasti më i fundit është ai i ditës së djeshme, ku një 16-vjeçar është kapur nga policia me drogë në shkollë.
Bëhet fjalë për 16-vjeçarin me iniciale B.Z, të cilit gjatë një kontrolli fizik në shkollë I janë gjetur 5 doza.
“Më datë 16.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur B.Z, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Sauk, tek një shkollë, nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.”, -njofton policia.



