“Na u shkatërrua jeta”, flasin prindërit që quajtën djalin Donald Trump (Foto)
Familja e djalit të vogël që ka marrë emrin e presidentit të Amerikës, Donald Trump ka treguar se i është shkatërruar jeta pikërisht për këtë gjë.
I lindur në shtator të vitit 2016, ndërsa po kandidonte si President, vogëlushi 18 muajsh mori këtë emër pasi i ati e pëlqente dhe e mbështeste kandidimin e tij.

Është fëmija i tretë që vjen nga martesa e Jamila dhe Sayed Assadullah, por emri nuk është pritur mirë nga të afërmit.





