LVV: Të mos ngutemi me ratifikimin e Demarkacionit, kushti për luftimin e korrupsionit nuk është plotësuar
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje që të mos nxitohet me ratifikimin e Demarkacionit në Kuvend, pasi sipas saj nuk ka garanci që do të liberalizohen vizat, meqenëse Kosova ka dështuar në përmbushjen e kushtit tjetër të BE-së, për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Nuk duhet të nxitohemi me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, derisa Qeveria nuk e ka plotësuar kushtin e luftimit të krimit dhe korrupsionit”, ka deklaruar Pacolli në një konferencë për media, shkruan Periskopi.
Pacolli ka thënë se Kosova ka dështuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Në raportin e ekspertëve evropian i cili nuk është sjellë në Kuvend nga Qeveria, sipas Pacollit, vë në theks të veçantë dhe problemet në sistemin gjyqësor.
Edhe deputetja tjetër, Albulena Haxhiu, ka thënë se nesër do të procedohet në Kuvend, projektligji për konfiskimin e pasurisë së pa deklaruar dhe të pa justifikuar./Periskopi/



