Takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel: Bisedohet për këto tema
Raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë në Bruksel do të vazhdojë nesër e do të zgjas deri me 21 mars.
Ky raund i bisedimeve do të mbahet në nivel ekspertësh.
Është paraparë që temat që do diskutohen në Bruksel do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të arritura mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Energjinë, Urën në Mitrovicë, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të kalimeve administrative.
Delegacioni i Beogradit në këto bisedime kryesohet nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe kreu i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi.
BE ka thënë se është e nevojshme të përshpejtohet diskutimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Për këtë qëllim, thuhet se delegacionet teknike do të takohen çdo dy javë në Bruksel.



