Messi vazhdon të shkëlqejë me Barcelonën (Video)

Messi vazhdon të shkëlqejë me Barcelonën (Video)

Barcelona ka hedhur një tjetër hap gjigant drejt titullit të La Ligas.

Lideri i kampionatit spanjoll, ka vazhduar me formën e mirë pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në shtëpi Athletic Bilbaon.

Ekipi i Ernesto Valverdes triumfoi me rezultatin e pastër 2:0, në prani të tifozëve të vet në “Camp Nou”.

Golat e fitores në këtë takim i shënuan në minutën e 8′ Francisco Alcacer , dhe në minutën e 30′ Leo Messi.

Barça me këtë fitore kryeson si lider në La Liga me 75 pikë, pas 29 xhirove të zhvilluara. /Insporti.com

Shpërndaje në: