Ankohen tifozët kosovarë: Ku janë monedhat tona në Shkodër?
Shumë nga ta janë ankuar se kanë humbur më shumë para se sa që kishin planifikuar. Të gjitha monedhat që i kishin me vete janë detyruar që t’i lënë në hyrje të stadiumit, për të mos i gjetur ato më.
“Kisha monedha të hekurit, të cilat mu morë, pa e ditur se ku po shkojnë. Paramendojeni nëse kanë qenë 10 mijë tifozë dhe secili me siguri që ka patur para të tilla, atëherë sa para kanë fituar atë të stadiumit”, ka thënë një tifozë kosovarë që ishte në “Loro Borici”.
Në një përllogaritje të thjeshtë, nëse secili nga tifozët do të kishte së paku 1 euro në xhep, atëherë minimalisht 5 mijë euro do të grumbulloheshin nga zyrtarët në stadium.



