Trajneri i Spanjës frikësohet nga Shqipëria
Kuqezinjtë presin ‘furinë e kuqe’ nesër mbrëma në Loro Boriçi të Shkodrës për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.
Por, trajneri i spanjollëve duket i frikësuar para sfidës ndaj Kombëtares Shqiptare.
“Më shqetëson gjithçka. Është një nga ekipet që është rritur më shumë. Kanë mposhtur kampionët e Evropës dhe Francën. Tani luajnë për llogari të tyre në ndeshjet ndaj të mëdhenjve dhe kanë mbështetjen e një shteti të tërë nga pas. Fusha nuk do të jetë në gjendje të mirë sepse ka rënë shumë shi”, përfundoi Lopetegui. /Periskopi.com



