Oriola Marashi feston ditëlindjen: Ja surpriza e mrekullueshme që i bëri Noizy në mesnatë

Oriola Marashi feston ditëlindjen: Ja surpriza e mrekullueshme që i bëri Noizy në mesnatë

Modelja Oriola Marashi ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 22-të dhe siç është bërë
traditë tashmë, festimet e ditëlindjes fillojnë që në mesnatë, kur ora shënon 00:00.

Ai që ka surprizuar bukuroshen joshëse ka qenë miku i saj, reperi Noizy, i cili mesa duket i
kishte organizuar modeles një festë surprizë në studion e tij muzikore.

Në një video të postuar nga Noziy, por që u fshi vetëm pak më vonë, shihej sesi Oriola u
befasua ndërkohë që në dhomën ku ajo po qëndronte, u futën miqtë e saj me tortën e
ditëlindjes e me fishekzjarre për ta uruar.

“Edhe 100 lali!”-shkruante Noizy në videon e surprizës, ku Marashi kërcente nga gëzimi.

 

 

Shpërndaje në: