Nuk duron më Mourinho, këta janë nëntë futbollistët që do të largohen nga Manchester United këtë verë
Jose Mourinho pritet të bëjë ndryshime të mëdha në verë te skuadra e tij
Manchester United u eliminua nga Sevilla në Champions League, ndërsa tifozët janë të pakënaqur me trajnerin portugez, shkruan Periskopi.
Mourinho ka plan që të qëndrojë për një kohë të gjatë te United dhe këtë verë pritet që të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.
E më së keqi do ta pësojnë nëntë futbollistë që priten të largohen nga ‘Old Trafford’.
Sipas ‘Mirror’ Luke Shaw, Daley Blind, Matteo Darmian, Marouane Fellaini, Zlatan Ibrahimovic, Chris Smalling, Anderr Herrera, Juan Mata dhe Anthony Martial mund të largohen këtë verë nga ‘Djajtë e Kuq’. /Periskopi/



