Xherdan Shaqiri dhe Eni Koçi në lidhje dashurie?
Sipas mediave online, po ndodh një flirt apo diçka më shumë mes tyre pas “like”-ve në Instagram, që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. Ylli kosovar i futbollit, mjaft i pëlqyer edhe nga vajzat, mesa duket është afeksionuar pas Enit, këngëtarja e cila po ndjek studimet në Londër, për dermatologji.
Në fakt, e para që ka hapur lojën e pëlqimeve të fotove të Xherdanit ka qenë Eni, e cila ka marrë po ashtu pëlqime nga Shaqiri. Pas një kohe të konsiderueshme jashtë vëmendjes së publikut, Eni u rikthye para disa ditësh me një set fotosh ku shfaqej e transformuar në një kukull, por duke guxuar edhe me zhveshje nudo. Ajo e realizoi këtë set për 20-vjetorin.



