Punëtori i bamirësisë që gjendet në burg për 12 vite, mund të lirohet sot

Punëtori i bamirësisë që gjendet në burg për 12 vite, mund të lirohet sot

Një punëtor bamirësie që gjendet në burg në Shqipëri për 12 vite mund të lirohet javën e ardhshme

Menaxheri i jetimores David Brown ishte burgosur shkaku i dënimit për abuzim me fëmijë në vitin 2006 edhe pse kishte protestuar për fajësinë e tij vazhdimisht, shkruan Periskopi.

Tash një seancë dëgjimore për lirimin e tij me kusht të hënën mund t’i ofrojë atij shpresa të reja, pasi i kaloi tri të katërtat e dënimit të tij në një burg të vështirë në Tiranë.

“Sapo e kam marrë një e-mail nga avokati i Davidit, Gjystina,” më tha një shok i tij, Ralf Kellet-Smith. “Në fund të janarit ai bëri kërkesë të lirohej me kusht pasi i ka kaluar tri të katërtat e dënimit të tij në burg”.

“Shumë e pazakontë për gjykatat shqiptare, por u vendos që ai të ketë një seancë dëgjimore. Ky është një lajm vërtet i mirë.”

Shumë shokë e familjarë po i mbajnë duart të kryqëzuara këtë vikend për një lajm të mirë të hënën, pasi ishin zhgënjyer prej shpresave të rreme më parë.

The Evening News kishte raportuar se si dy burra kishin dëshmuar kundër tij në kohën sa djemtë ishin të gatshëm t’i tërhiqnin deklaratat e tyre.

Andon Qoshli, një nga fëmijët tash thotë se Brown ishte i pafajshëm dhe se psikologu iu kishte dhënë dhurata që ata dëshmonin kundër tij.

Browni kishte punuar 35 vjet në Skoci.

Dhjetë djem i kishin thënë policisë se ishin abuzuar seksualisht nga Browni ose më shumë se tre britanikë në jetimore më 2006.

Edhe kolegët e Brownit ishin dënuar me 35 vjet së bashku.

Shpërndaje në: