‘Rrugëtimi’ i Demarkacionit
Nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit, në Vjenë më 26 gusht 2015, u shndërrua në makth për kosovarët.
Ajo nuk u pranua nga opozita, me pretendimin se Kosova i fali Malit të Zi tetë mijë hektarë tokë.
Me besimin se Çakorri e Zhlebi do të humbeshin, nisi nënshkrimi i peticionit kundër asaj që nënshkruan Hashim Thaçi e Skender Hyseni në kryeqytetin austriak, me homologët nga Podgorica, njofton Klan Kosova.
Situata nuk u qetësua as kur një komision ndërkombëtar, i emëruar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, doli me gjetjet e veta, që nuk ndryshonin shumë nga ato të Murat Mehës.
Kështu erdhën zgjedhjet nacionale, e Ramush Haradinaj u bë kryeministër. Qysh në mbledhjen e parë të ekzekutivit rrëzoi komisionin e Murat Mehës, për t’ia besuar punën Shpejtim Bulliqit.
Më pas u thirrën disa seanca për ratifikimin e demarkacionit, por që dështuan.
Më poshtë ndiqeni një historik rreth procesit të Demarkacionit me Malin e Zi, që nga nënshkrimi i marrëveshjes deri më sot.



