Ermal Mamaqi tregon për aksidentin që kishte në Ferizaj: E mora në krahë djalin dhe fillova të qaja
I ftuar mbrëmë në emisionin më të ri të TV Klan, “Në Kurthin e Piter Pan”, Ermal Mamaqi ka prekur
të gjithë publikun duke kujtuar aksidentin e ndodhur dy vite më parë në Ferizaj.
“I dola përpara një rrethrrotullimi, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e
kuptova çfarë kisha rrezikuar. Takova djalin, e mora në krahë dhe fillova të qaja. Djali më
shihte”, tregoi Ermali.
Në fund moderatori dha një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë shoferët.
“I bëj thirrje shoferëve vendosni një foto të fëmijëve tuaj tek kilometrazhi dhe do t’ju ulet gazi
automatikisht”, përfundoi Ermali.







