Ishte duke punuar në oborr, pejani gjen rreth 200 fishekë

Ishte duke punuar në oborr, pejani gjen rreth 200 fishekë

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij, kishte hasur në një fuçi me 138 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe tre karikatorë të AK- 47.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, në ora 13:30, njofton sot Policia e Kosovës.

Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësitë për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e municionit në mënyrë të sigurt.

Shpërndaje në: