Memphis Depay zbulon arsyen pse dështoi te Manchester United (Video)

Memphis Depay zbulon arsyen pse dështoi te Manchester United (Video)

Memphis Depay u transferua te Manchester United në vitin 2015 nga PSV për shumën prej 25 milionë euro

Ylli holandez nuk tregoi paraqitje të mëdha në ‘Old Trafford’ dhe pas dy viteve të kaluara ai u largua në drejtim të Lyonit, shkruan Periskopi.

Erdhi me shumë bujë, madje nga tifozët e Unitedit ai konsiderohej si Cristiano Ronaldo i ardhshëm, por vetë futbollisti ka zbuluar arsyen se pse nuk shkëlqeu te klubi anglez.

“E di si shkojnë gjërat në futboll. Unë nuk mund të jem dikush tjetër. E kam provuar këtë dhe nuk isha i lumtur me vetën time,” ka thënë Depay.

“Në Manchester nuk isha i lumtur me vetën. Isha i mërzitur. Tani jam i lumtur.

24-vjeçari po kalon një sezon të mirë tani te Lyoni në Francë, derisa ka thënë që nuk i mungon asgjë për të qenë lojtari më i mirë në botë. /Periskopi/

Shpërndaje në: