Ajo se çfarë ka thënë Gerrard për Alonson para ndeshjes së shtunës është vërtetë emocionale (Video)
Nuk është sekret se Steven Gerrard dhe Xabi Alonso mendojnë shumë për njëri-tjetrin
Mesfushori spanjoll erdhi te Liveprool në vitin 2004 dhe luajti përkrah Gerrard dhe Mascheranos duke krijuar një treshe fantastike në mesfushë, e cila konsiderohej si më e mira në Premier League në atë kohë, shkruan Periskopi.
Por, aventurës së Alonsos në ‘Anfield’ i erdhi fundi kur në vitin 2009 Rafa Benitez nuk e dëshironte në skuadër dhe e kërkonte Gareth Barryn.
Më së rëndi largimin e Alonsos e përjetoi Steven Gerrard i cili e ka pranuar se iu ishte thyer zemra kur spanjolli u largua në drejtim të Real Madridit.
“Ashtu siç e kam thënë më parë, unë nuk mund të kërkoja një partner në mesfushë më të mirë se Alonso dhe kur ai u largua m’u thye zemra,” ka thënë ish-kapiteni Liverpoolit.
“Ju gjithmonë do ta keni një vend special në këtë klub dhe jeni i mirëseardhur për të na vizituar kurdo që dëshironi.
Kjo dyshe do të rikthehet në aksion këtë të shtunë ku do të luajnë në ndeshjen e legjendave të Liverpoolit me legjendat e Bayern Munichut.
Gerrard mezi po e pret këtë takim që ta shijojë edhe një herë një ndeshje futbolli përkrah Xabi Alonsot.
“Xabi është lojtar i klasit botëror. Mua më mungonte shumë Xabi, më pëlqente shumë që të luaja përkrahë tij.
“E kam parë para një kohe jo shumë të gjatë dhe ai ishte në formë të mirë. Mezi po pres luaj përsëri me të në ‘Anfield’ përfundoi Gerrard. /Periskopi/



