7 vjet pas rënies së Gaddafit, djali i tij i gatshëm të udhëheqë vendin
Afro shtatë viteve pasi kryengritja e përgjakshme e përkrahur nga NATO kishte përmbysur kolonel Gadafin, djali i tij, Saif Al-Islam është raportuar se ai do të tentojë të marrë drejtimin e Libanit përmes zgjedhjeve presidenciale.
Djali i dytë i ish liderit Muammar Gaddafi, i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime (ICC), i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit, është duke shikuar të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në fund të këtij viti, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
45-vjeçari, zyrtarisht i fshehur në Tunizi, ka nisur fushatën elektorale të hënën si anëtar i partisë Fronti Popullor për Libinë e Lirë (PFLL).
“Saif al-Islam Gadafi ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe nuk synon pushtetin në kuptimin e saj tradicional,” njoftoi zëdhënësi i PFLL, Ayman Abu Ras gjatë një konference për shtyp në Tunizi.
Kandidatura e Gaddafit do të bëhet zyrtare pasi të fillojnë regjistrimi i listave, tha zëdhënësi, duke shtuar se njeriu në ekzil ka ndërmend të “shpëtojë Libinë” dhe të “ndërtojë paqen dhe stabilitetin” në shtetin e përfshirë nga lufta.
Sipas tij, reformat e programit të Gaddafit përfshijnë një politikë gjithpërfshirëse, sigurinë dhe vizionin social për një të ardhme duke u bazuar në “modernizimin dhe hapjen” e Libisë.
Libia zbriti në kaos pas rënies së Muamar Gadafit, me qeveri të shumta që garonin për kontrollin e vendit të pasur me naftë.
Zyrtarisht, vendi i Afrikës veriore është duke u udhëhequr nga dy grupe, Tobrukut dhe forcave qeveritare në Tripoli të mbështetura nga Kombet e Bashkuara./Periskopi/



