Po ndodhë përsëri, Mourinho ia ‘rrëmben’ edhe një lojtar Wengerit (Foto)

Po ndodhë përsëri, Mourinho ia ‘rrëmben’ edhe një lojtar Wengerit (Foto)

Jose Mourinho kërkon Hector Bellerinin e Arsenalit

Pas ‘pazarit’ që bënë në janar ku u shkëmbyen Sanchezin dhe Mkhytarian në verë pritet të ndodhë edhe një lëvizje ndërmjet këtyre dy klubeve, shkruan Periskopi.

Hector Bellerin në verë mund të përfundojë te Manchester United pasi tekniku portugez është i interesuar për të përfituar shërbimet e mbrojtësit spanjoll.

23-vjeçari pritet t’i kushtojë Unitedit rreth 50 milionë euro.

Arsenali këtë verë përveç Bellerinit rrezikon që ta humbas edhe Aaron Ramesy, futbollist me të cilin kanë ngecur bisedimet për kontratën e re. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: