Shakaja e radhës nga Konjufca: Ku ka më mirë se me rrëzu Qeverinë Mustafa, si penalltia në futboll
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së Kujtim Shala ka akuzuar Vetëvendosjen se e kishte mbështetur nismën për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, pas akuzave që shefi i GP të VV, Glauk Konjufca i bëri LDK-së në lidhje me çështjen e demarkacionit.
Këtyre deklaratave, shkurtazi iu përgjigj Konjufca me shaka, si dhe duke i thënë Shalës së LDK-në nga Qeveria e kishte rrëzuar PDK-ja, ish-partneri i saj i koalicionit, shkruan Periskopi.
“Atë Qeveri e rrëzoi koalicioni i juaj. E rrëzoi partneri juaj. Ne u gjendëm para një momenti për me rrëzu Qeverinë Mustafa. Ku ka kënaqësi më të madhe. Ajo ishte si penalltia në futboll. Por përbrenda juve ju rrëzoi partneri juaj”, tha Konjufca. /Periskopi/



