Futbollisti që duhet ta transferojë Chelsea patjetër këtë verë (Video)
Antonio Conte në sezonin e parë si trajner i Chelseat e solli titullin e Prermie League ndërsa në sezonin e dytë skuadra e tij ka treguar paraqitje jo shumë të mira
Arturo Vidal po konsiderohet si njëri nga lojtarët që Chelsea patjetër duhet ta transferojë në afatin kalimtar të verës, shkruan Periskopi.
Trajneri italian e njeh mjaftë mirë Vidalin me të cilin ka punuar kur të dy ishin pjesë e kampionit të Italisë, Juventusit.
“Unë kam respekt të madh për Arturon, dhe ne kemi kaluar shumë vite të mira së bashku te Juventus. Unë gjithmonë do të doja që ta kisha atë në skuadër,” kishte thënë Conte muaj më parë.
‘Blutë’ nga Londra dështuan me transferimin e një mesfushori me kualitete të larta, pasi Bakayoko është largë pritshmërive. /Periskopi/



