Ylli i Real Madridit: E dua këtë klub, nuk largohem nga ‘Santiago Bernabeu’
Lucas Vasquez nuk e ka në plan të largohet nga Real Madrid
Lucas Vasquez është në radarin e Liverpoolit dhe Arsenalit, por lojtari nuk e ka ndërmend që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ edhe pse nuk ka minutazhë të kënaqshme, shkruan Periskopi.
“Unë mendoj se jam duke kaluar momentet më të mira prej se jam ardhur në Madrid, kam kontribuar për skuadrën dhe po marrim rezultate pozitive,” u shpreh Vasquez.
“Ëndrra ime gjithmonë ka qenë që të luaj për Real Madridin. Unë jam shumë i lumtur këtu dhe skuadra më ka formuar mua si një lojtar dhe shpresoj që do të mund të qëndroj këtu për shumë vite,”. /Periskopi/



