Kelmendi: Nëse do të isha prezent në kuvend do të votoja kundër demarkacionit (Video)

Kelmendi: Nëse do të isha prezent në kuvend do të votoja kundër demarkacionit (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka treguar se nuk mund të vijë në Kuvendin e Kosovës.

Ai nga spitali ku po trajtohet ka thënë se cështja e mos prezencës së tij në parlament sot kur do të votohet demarkacioni me Malin e Zi, është gjendja shëndetësore e tij.

“Du të tregoj se sot nuk kam mund të jem prezent në Parlamentin e Kosovës. Unë nuk mundem me prolongu këtë obligim që e kam ndaj shëndetit, për arsye se më rritet vlera e toksinës në gjakë dhe ma vështirëson punën ose jetën nëse nuk e ekzekutoj këtë pastrim të gjakut”, tha Kelmendi në Tv Dukagjin.

Por, deputeti Kelmdendi tha se nëse seanca e demarkacionit shtyhet ai do të jetë prezent në seancë.

“Unë mund t’u them se edhe kolegëve deputetë, ehe shefit të Grupit Parlamentar e të tjerëve u kam tregu që obligimi është treditor dhe i pashtyshëm dhe unë nuk mundem me qenë pjesëmarrës në parlament. Por, nëse nesër vazhdon parlamenti me punën, unë besoj se do të jem në gjendje ta vazhdoj procesin në parlament”, tha ai.

Por edhe prezenca e tij në kuvend nuk do të siguronte votën për deparkacionin. Kelmendi tha se do të votonte kundër demarkacionit.

“Është cështje me rendësi për vendin tonë, është një cështje e rëndësishme për lëvizjen e lirë. Unë gjithnjë kam besuar se cështja e demarkacionit dhe marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015, nuk ka pasur nevojë që të prolongohet për tri vjet dhe të bllokohet ky proces, mirëpo qëndrimi im gjithmonë ka qenë kundër, për arsye se unë bvij nga ai vendbanim dhe jetoj e punoj me rugovasit tjerë”, u shpreh Kelmendi./Periskopi

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2109394045754006/

Shpërndaje në: