Avokati: Ramiz Kelmendi u kërcënua nga zyrtarë të lartë
Besnik Berisha këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka treguar se na kush ka marr kërcënime deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi.
“Këto kërcënime nuk janë të sodit, z.Kelmendi është kërcënuar në ditën kur ka vendos ti bashkohet LDK-së dhe ditën kur ka vendosur të shkojë në RTK dhe të japë intervistë për të treguar se do ti bashkohet LDK-së. Kërcënimet ndaj tij janë të evidentuara”, ka thënë Berisha në RTV Dukagjini.
Berisha ka theksuar se deputeti Kelmendi është kërcënuar nga zyrtarë të lartë politikë.
Kelmendi dje në një intervistë ka treguar se nuk do të merr pjesë fare në seancën e sotme, pasi familja e tij është kërcënuar për shkak të votës së tij për Demarkacionin.



