Vdes një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Zëvëndëskryeministri dhe njëherit Ministrit të Punëve të Jashtme, Behxhet Paclli, ka njoftuar se para pak çastesh ka ndërruar jetë kolegu i tij në MPJ, Ibrahim Shabani.
Pacolli është shprehur i pikëlluar me vdekjen Ibrahim Shabanit, ndërsa familjes i ka shprehur ngushëllime.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e kolegut tonë, Drejtorit të departamentit për çeshtje Konsullore, Ibrahim Shabani në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. I ndjeri u prehtë në paqë ndërsa familjes, ngushëllimet më të sinqerta.



