“Marigona” rikthehet në vendlindje, muzika u dëgjua edhe në veri (Video)
Në 25 vjetorin e karrierës, ata kanë mbajtur një koncert në sheshin e ri të Mitrovicës.
Qindra njerëz kanë marrë pjesë në koncertin e tyre, e këngët solisti, Vullnet Sefaja vetëm sa i ka filluar, publiku i ka vazhduar vet, raporton Periskopi.
Qyteti i ndarë, ka shumë vite që nuk ka organizuar koncert kaq të madh, e muzika e tyre është dëgjuar edhe matanë urës, raporton gazetari i Periskopit.
Këngët e tyre i kanë kënduar, e padyshim edhe këngën “Mitrovica”.
Koncertet e tyre do të vazhdojnë ditët e ardhshme edhe në disa qytete të Kosovës./ Periskopi




