Pak ditë pas ndarjes, modelja e njohur nis flirtet, dalin mesazhet me multi-milionerin
Nëse mendonit se modelja e “Victoria’s Secret”, Gigi Hadid mezi do e merrte veten pas
ndarjes nga Zayn Malik, ndarje e cila bëri bujë pak ditë më parë, e keni gabim.
Gigi nuk ka humbur kohë dhe siç shkruajnë mediat e huaja modelja ka nisur të flirtojë me
multi-milionerin Lewis Hamilton, pilotin e Formula 1
Dyshja ka filluar të shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin dhe po afrohen shumë.
“Ata kanë një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim pranë Gigit dhe Lewis
për “The Mirror”.
Kujtojmë që ndarjen me Zayn Malik, Gigi e njoftoi me anë të një postimi në Twitter ku linte
mundësi edhe për ribashkim në të ardhmen.
“Deklaratat mbi ndarjen shpeshherë duket sikur vijnë vetëm nga njëra palë sepse nuk ka fjalë
për ta përshkruar çfarë kalojnë dy njerëz brenda dy vitesh, jo vetëm në një lidhje, por
përgjithësisht në jetë. Jam mirënjohëse për dashurinë, kohën dhe mësimet e jetës që Zayn
dhe unë ndamë së bashku. I uroj gjithë të mirat dhe do vazhdoj ta mbështes si një shoqe që
kam respekt dhe dashuri të pafund. Sa për të ardhmen, çfarë është shkruar, do ndodhë”,
shkruante Gigi./Xing.al








