Vincent Kompany talentit 17-vjeçar: Mos ma bëjë kurrë më këtë gjë (Video)
Jadon Sancho ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Vincent Kompany gjatë stërvitjeve te Manchester City
Jadon Sancho verën e kaluar kaloi nga Manchester City te Borussia Dortmund ndërsa talentit anglez nga Vincent Kompany iu ishte kërkuar që të mos ia fuste topin nën këmbë, shkruan Periskopi.
“Unë ia kam futur topin nën këmbë kapitenit të Dortmundit (Marcel Schmelzer) dhe atij të Cityt (Vincent Kompany) dhe më pas ata më thanë ‘mos e bëjë më këtë përsëri’. Atyre nuk iu pëlqente kjo,” ka thënë Sancho.
“Unë gjithmona kisha talent dhe bëja shumë gjëra ndërsa tani më duhet te kem kujdes pasi loja është bërë më serioze,”. /Periskopi/



