N’Golo Kante flet pas interesimit të PSG-së

N’Golo Kante flet pas interesimit të PSG-së

N’Golo Kante nuk e mendon largimin nga Chelsea

Paris Saint Germain dëshiron që ta sjellë në ‘Parkun e Princave’ mesfushorin e Chelseat, por ky i fundit e konsideron si shtëpi ‘Stamford Bridge’, shkruan Periskopi.

“Jam në shtëpi. Është klub im, unë jam lojtar i Chelseat,” ka thënë Kante.

“Ky është viti im i dytë te Chelsea. Viti i kaluar ishte fantastik, ne fituam Premier League. Tani këtë edicion luajta në Champions League.

“Ne do të luftojmë deri në fund për top katërshe në mënyrë që të marrim pjesë edhe edicionin tjetër në Champions League,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: