Greg Dealwie: Ata që bankrotuan me ide, iu kthyen dhunës
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka folur nga Kuvendi, para mediave, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, në kundërshtim të demarkcionit me Malin e Zi.
Delawie është shprehur i zhgënjyer me atë që ka ndodhur sot, duke thënë se ata që kanë bankrotuar me ide, po i kthehen dhunës sërish për të përmbushur qëllimet e tyre, shkruan Periskopi.
“Dita e sotme ka qenë zhgënjim i madh për mua. Njerëzit të cilët kanë bankotuar me ide, i kthehen sërish dhunës për qëllimet e tyre. Kosova është më e mirë se kaq. Kjo nuk duhet të ndodh në një shtet evropian. Gazi lotsjellës nuk është diçka evropiane. Dëshiroj të theksoj që kam respekt për deputetët që tentojnë t’i përmbushin qëllimet e tyre me mjete demokratike, si dhe për stafin e Kuvendit që e kryejnë punët e tyre përkundër gjendjes së jashtëzkaonshme. Deputetët do t’i lusja të kthehen në Kuvend dhe të thonë “Po” për marrëveshjen e demarkacionit. Të thonë “Po” për Evropën, “Po” për progresin. Kjo çështje e ka bllokuar Kosovën për shumë vite dhe është koha që Kosova të punojë”, tha Delawie. /Periskopi/



