Ky është vendimi i Kryesisë, përjashtohen 5 deputetë të Vetëvendosjes
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nga seanca e sotme të përjashtohen 5 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes, pas hedhjes së gazit lotsjellës.
Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Sali Zyba, Liburn Aliu dhe Fitore Pacolli janë deputetët që janë përjashtuar nga seanca, ndërkohë që të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë në sallë, kupton Periskopi nga burime brenda Kryesisë.
Po ashtu, Kryesia ka vendosur që të bëj kontroll të tërësishëm të sallës, si dhe të kontrollohen të gjithë deputëtët e Vetëvendosjes. /Periskopi/



