Ramiz Kelmendi: Jam në dilemë të madhe por do t’i ngjehi votat, ja si do veproj unë
Deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi ka thënë se gazi lotsjellës ia ka vështirësuar mjaft gjendjen shëndetësore.
“Kam mendu gjithmonë se janë 80 vota dhe unë me abstenu. Do t’i ngjehi votat, nëse janë 80 do të abstenoj nëse janë më pak atëherë do të shikoj”, ka thënë Kelmendi shkruan Periskopi.
“Po ishte normalisht ky gaz pak ma shumë ndikoi tek unë dhe gjithmonë më dilte përpara, pak ndikoi në shëndetin tim porn ë rregull jam. Do të shohim. Jam në mes të një dileme të madhe, në mes të izolimit personal në ambientin ku jetoj dhe lirisë së qytetarëve. Ju e dini se kam pasë kërcënim personalisht por edhe ndaj familjes. Kjo ka qenë frika ime që nuk kam mundur të jem i vendosur”, ka thënë ai./Periskopi/



