Bleona Kadriu, bukuroshja drenicase e rrjetës

Bleona Kadriu, bukuroshja drenicase e rrjetës

Volejbollistja nga Skënderaj tashmë e di se çka kërkohet për sukses në arenën ndërkombëtare dhe ajo është e vendosur për të drejtuar skuadrën dhe përfaqësuesen drejt sa më shumë fitoreve në gara të Federatës Evropiane të Volejbollit (CEV), shkruan sot “Koha Ditore”.

Kadriu ishte pjesë e rëndësishme e përfaqësueses U-19 të Kosovës që në janar të këtij viti u paraqit në raundin e parë të kampionatit evropian. Kosova përfundoi e dyta në grup dhe nuk ia doli të kalojë në raundin e dytë, por paraqitja e saj u vlerësua e suksesshme.

Në ndeshjen e parë, Kosova fitoi me rezultatin 3:0 në sete ndaj Izraelit, por më pas pësoi me rezultat të njëjtë nga Ukraina dhe kështu nuk vazhdoi garimin tutje. Kontribut në fitoren historike ndaj Izraelit dha edhe Bleona Kadriu, që ngadalë po shndërrohet në një prej volejbollisteve më të mira në vend../Koha

 

Shpërndaje në: