Haxhiu: U arrestova brenda Kuvendit, pastaj u lirova

Haxhiu: U arrestova brenda Kuvendit, pastaj u lirova

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka treguar se si ka ndodhur heqja e deputetëve të VV-së nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Ajo, para mediave ka thënë se ishte arrestuar një herë, por më pas është liruar, duke thënë se policët konstatuan se ishte bërë një gabim.

“Tha kemi urdhër që ta lironi sallën e Kuvendit. E pamë që ishte vendim i Kryesisë, por jo i Policisë. Na arrestuan dhunshëm. I pyeta pse po më arrestoni. Tha që e merr vesh me kohë. Pastaj, ndodhi një bisedim ndërmjet policëve, dhe thanë se deputetja Haxhiu duhet të lirohet”, tha ajo.

Haxhiu tha se veprimet e VV-së po bëhen për të shpëtuar territorin e Republikës së Kosovës. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: