Alexis Sanchez thyen heshtjen dhe flet për formën e dobët që po e kalon te Manchester United (Video)
Alexis Sanchez kaloi te Man Utd në janar nga Arsenali por forma e tij nuk është aspak e mirë dhe është njëri nga lojtarët më të kritikuar kohët e fundit nga tifozët e klubit anglez
Sulmuesi kilian ka shënuar vetëm një gol në 10 paraqitje me Manchester Unitedin si dhe ka humbur një penallti, shkruan Periskopi.
“Pas ardhjes time te United, ishte e vështirë për të ndryshuar shumë shpejt,” ka thënë Sanchez.
“Unë madje kam hezituar për të ardhur me ekipin kombëtar, unë kam kërkuar që të mos jem në këto ndeshje, por më pas kam biseduar me Bravon dhe i kam treguar atij se është më mirë ndoshta t’i fillojmë gjërat përsëri së bashku.
“Është hera e parë që kam ndryshuar klub në janar. Shumë gjëra të vështira kanë ndodhur në jetën time,”. /Periskopi/



