​Pacolli përshëndet ratifikimin e demarkacionit

​Pacolli përshëndet ratifikimin e demarkacionit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur miratimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në seancën e Kuvendit të Kosovës, pas disa ndërprerjesh për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kuvendi i Kosovës më në fund arriti ratifikimin e Demarkacionit. Urime!”, shkruan Pacolli në Facebook.

Me 80 vota pro, deputetët miratuan marrëveshjen e Demarkacionit.

11 deputetë ishin kundër.

Deputetët e VV’së gjuajtën gaz lotsjellës katër herë gjatë seancave.

Shpërndaje në: