Digitalb merr masa, ja çfarë bën pas debatit mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos

Digitalb merr masa, ja çfarë bën pas debatit mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos

Që kur Mustafa Nano e kritikoi Ilda Bejlerin për veshjen e saj në emision duke e quajtur
vulgare, përplasja mes tyre është kthyer në kryefjalën e mediave teksa dy moderatorët nuk i
kanë kursyer as replikat e ashpra.

Debati mes tyre është komentuar sot edhe në “Top Show” ku Alban Dudushi gjatë emisionit
ka lexuar një deklaratë zyrtare të Digitalb.

Deklarata zyrtare e Digitalb:

Digitalb ka ndjekur me vëmendjen debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për
veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. Digitalb vëren me keqardhje që debate ka
mangësi që në zanafillë.

Së pari, ai është një debate i ngritur gabimisht mes një jo profesionisti të fushës dhe një
moderatoreje, kur duhej të ishte një debat mes një profesionisti e një televizioni.

Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshje, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e
transmetimit e të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia
është e Medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni pë rata që
janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzve ku përgjegjësitë nuk i mban
vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, znj.Ilda Bejleri, është njëkohësisht
gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive ajo i sjell të treja këto
cilësi në ekran sepse të treja janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm
njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm duke nxjerrë
atë element jashtë së tërës.

Së treti, Digitalb në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standartet më të mira
europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një
imazh sa më bashkëkohor e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë
të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore të cilën e marrim me shumë seriozitet.

Dhe së fundi, televizioni shqiptar ka më shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik
dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe
zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm
dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo
studio edhe së fundmi edhe si moderator programesh e cila po bëhet një tendencë; nga
varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve;
por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.

Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët
dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme
personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis.

Shpërndaje në: