Haradinaj: Nuk bëhet arsimi xhepave, skejave e qosheve
Në Qeverinë e Kosovës po mbahet një mbledhje për gjendjen e arsimit, ku pjesëmarrës janë kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe zv/kryeministrat Fatmir Limaj e Enver Hoxhaj.
Haradinaj në fjalën e tij hyrëse tha se arsimin duhet bërë të gjithë bashkë, sepse askush nuk mund ta bëjë vetë.
‘Nuk është temë e një ministri, apo vetëm e imja. A jeni të interesuar ta ndreqim gjendjen në arsim. A ka Kosova kapacitet njerz, apo na jemi të paaftë me bo arsim. Isha kon i interesum, ata prishim krejt, bile ta dimë që s’kemi. Ose po e ruajmë këtë që është. Ose eventualisht nëse dicka nuk është në rregull, qysh me ndreq.’, ka thënë kryeministri, transmeton Periskopi.
Tutje ai ka shtuar se ‘Nuk bohet arsimi xhepave, skejave e qoshave. Nuk e bën Rrahmani atë, as Bajrami vetë, nëse nuk e bëjmë bashkë. Të bohemi bashkë dhe ta ndreqim arsimin bashkë’.
Kurse ministri Bytyqi ka numëruar sfidat me të cilat ballafaqohet arsimi në Kosovë, ku u pajtua edhe ai që të gjithë së bashku mund të punojnë në këtë aspekt./Periskopi/



