Reagimi i çuditshëm i ambasadorit britanik për demarkacionin (Foto)

Reagimi i çuditshëm i ambasadorit britanik për demarkacionin (Foto)

 

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar me 80 vota marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Pas një debati të gjatë dhe tentimi për ta hedhur në votim marrëveshjen e cila edhe dje u pengua me gaz lotsjellës nga Lëvizja Vetëvendosje, demarkacioni si çështje tre vjeçare mori fund.

Gjatë tërë kohës, ambasadorët e huaj siç është ai i SHBA’ve, i Italisë e Francës kanë bërë thirrje që të miratohet marrëveshja që i hap rrugë liberalizimt të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vetëm ambasadori britanik, Ruairi O’Connell nuk është parë në hollet e Kuvendit në ditët kur po shqyrtohej e votohej projektligji për demarkacionin me Malin e Zi. Ai as nuk pati madje ndonjë reagim publik, deri më sot.

Është e çuditshme se si ambasadori britanik nuk e tha asnjë fjalë për kalimin e demarkacionit, kështu  duke shpërndarë  vetëm reagimin nga faqja zyrtare e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

“Urime, Kosovë! Ne mirëpresim progresin e bërë në mes mikut tonë të ngushtë dhe aleatit tonë të NATO-s. Sot mbizotëroi procesi demokratike, pavarësisht përpjekjeve të disa personave për ta prishur atë”, thuhet në këtë deklaratë’, ishte reagimi që ambasada kishte bërë gjatë ditës së mërkurë./Periskopi/

Shpërndaje në: