VV kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetëve

VV kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetëve

Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëmtë deputetëve të arrestuar dje, raporton Periskopi.

“Dje, në seancën për Demarkacionin me Malin e Zi, u arrestuan 7 deputetë të Lëvizjes Vetvendosje të cilët protestuan brenda Kuvendit kundër kësaj marrëveshje që ia fali 8200 hektarë Malit të Zi dhe ia zgjati jetën kësaj Qeverie për pak kohë”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Ky arrestim i deputetëve, sipas VV-së erdhi me urdhër të kryepolicit Kadri Veseli për të liruar sallën e Kuvendit të Republikës që dje kishte për qëllim faljen e territorit, legjitimin e tradhëtisë së Thaçit, e të gjitha këto me ndihmën e Kryeministrit Haradinaj.

Deputetë që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendin ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të Republikës. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla”, thuhet në reagimin e VV-së/ Periskopi.

 

Shpërndaje në: