Zyrtare: Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit emërohet kapiten i Kombëtares së njohur (Video)
Virgil van Dijk është emëruar kapiten i Kombëtares së Holandës
Virgil van Dijk në janar u transferua nga Southampton te Liverpool për një shumë rekorde prej 75 milionë euro duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, shkruan Periskopp.
“Të emërohem kapiten i Holandës është një gjë shumë speciale për mua dhe do të thotë shumë kjo,” ka thënë ylli i Liverpoolit.
Mbrojtësi holandez nuk po e ndjen presionin e të qenit si transfermi më i shtrenjtë në histori pasi po kalon në një formë shumë të mire te skuadra e Liverpoolit. /Periskopi/



