Haradinaj për demarkacionin: U hoq një temë e ndjeshme, koha për liberalizim vizash

Haradinaj për demarkacionin: U hoq një temë e ndjeshme, koha për liberalizim vizash

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me qytetarë, ka folur për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj, tha se Kosovës i është hequr nga rendi i ditës një temë e ndjeshme, shkruan Periskopi.

Sipas kryeministrit tashmë qytetarët janë më afër liberalizimit të vizave për zonën Shengen.

“Me këtë mendoj që është respektuar e drejta në vendimmarrje. Është hjek nga rend i ditës një temë e ndijshme. Qytetarët e Kosovës janë shumë afër për të lëvizur lirshëm”, tha Haradinaj.

Sipas tij, kalimi i demarkacionit ishte e drejtë e Kuvendit të Kosovës.

“Kuvendi dje e ka ushtru të drejtën e vetë me vendos në atë temë. Disa ligje e kërkojnë shumicën e atyre deputetëve që janë prezent, ndërsa disa marrëveshja kërkojnë dy të tretat”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: