Gerrard Pique befason të gjithë: Kemi grup në ‘Whatsapp’ me lojtarët e Real Madridit (Foto)

Gerrard Pique befason të gjithë: Kemi grup në ‘Whatsapp’ me lojtarët e Real Madridit (Foto)

Barcelona dhe Real Madrid njihen për rivalitetin e madh që kanë, por kjo nuk i pengon lojtarëve spanjoll që luajnë për këto dy klube të bëjnë shaka në një grup në ‘Whatsapp’

Gerrard Pique dhe Sergio Ramos mund të jenë armiq në fushë, por ata përveç që ‘godasin’ njëri-tjetrin me deklarata publike janë pjesë e një grupi në ‘Whatsapp’, shkruan Periskopi.

“Në fillimin e sezonit, kur kishim një avantazh prej 8/9 pikësh ndaj Real-it, kam krijuar një grup special që përfshin lojtarë të kombëtares spanjolle që luajnë te Barça dhe Real”, u shpreh Pique.

“Ngacmojmë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, dukemi si fëmijë. Por kohët e fundit ata të Real janë më pak të lumtur… . Grupi quhet ‘Urime’.

“Të gjithë e dinë se lojtarët kanë grupe në ëhatsApp. Unë kam një për miqtë e mi, një tjetër për shokët e skuadrës, por ai që më pëlqen më shumë është ai që kemi bashkë me lojtarët e Real.

“Gjërat nuk po shkojnë mirë për ata në këtë moment dhe mesazhet e tyre nuk janë shumë optimiste. Shkruajnë gjëra, si: ‘Tri pikë sot. Duhet të punojmë më shumë!’ Unë i pyes pse janë kaq seriozë dhe i dërgoj fytyra të përlotura”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës. /Periskopi/

Shpërndaje në: